STUDIO

22 është një studio projektimi me qendër në Tiranë, Shqipëri. Studioja është e specializuar në arkitekturë, projektim interieri dhe implementon projekte në të gjithë Shqiperinë dhe jashtë saj.

22 ofron projekte novatore dhe të krijuara në mënyrë të shkëlqyer në një gamë të gjerë shkallësh projektimi dhe sjell ndjeshmëri shumë të rafinuar dhe vëmendje ndaj detajeve për projektet që variojnë nga mikro apartamente individuale deri tek ndërtesa të tëra. Qasja jonë është thellësisht e ndikuar nga kurioziteti dhe dashuria për të menduar jashtë kornizave, për të vizatuar, për të diskutuar dhe për të bërë. Metodat dhe aftësitë tona janë në skajin më të avancuar të projektimit, analizës, prodhimit dhe ndërtimit. Ne përpiqemi të prodhojmë përvoja të jashtëzakonshme, hapësira koreografike intriguese që janë të papritura, shume të dobishme, inteligjente dhe plot kënaqësi.

Qëllimi

Qëllimi ynë është të vendosim një standard të qëndrueshëm në marrëdhëniet midis projektuesit, klientit dhe ndërtuesit në përputhje me ligjin e zbatueshëm. Ne përpiqemi të japim kontributin tonë në përmirësimin e cilësisë së dizajnit dhe, nëpërmjet saj, cilësisë së jetës dhe bërjes së biznesit.

Ekspertiza

Ekspertiza jonë shtrihet në të gjithë spektrin e projektimit – arkitekturë, planifikim, dhe interiere. Ne i shohim këto disiplina si të pandashme dhe rrjedhin logjik i njëra-tjetres.

Projektimi i hapësirave bazohet në kërkesat e klientëve dhe buxhetin. Njohuritë tona mbi funksionalitetin, standardet e ndërtimit, materialet, detajet, ndriçimin, përbërjen, vëllimet, ngjyrat dhe tekstilet janë bashkuar për të prodhuar një projekt teknik të detajuar, i cili ka sinkronizuar strukturën, mobilimin, ndriçimin, sistemin HV ose AC, instalimet elektrike, mekanike, hidraulike, smart-home, etj.

Mbikëqyrja e zbatimit të projektit është procesi i kontraktimit të kontraktuesve dhe furnizuesve duke studiuar ofertat në bazë të projektit të zbatimit për të cilin është rënë dakord paraprakisht me investitorin, menaxhimin dhe koordinimin e kontraktorëve dhe furnizuesve të ndryshëm bazuar në kalendarin e punës, si dhe monitorimin e procesit të zbatimit, kontrollin e cilësisë dhe rishikimin e projektit në rastet kur është e nevojshme.

Në përgjithësi, puna jonë është menaxhimi i projektit, nga dizajni deri tek pranimi përfundimtar i klientëve duke siguruar zbatimin e qetë brenda buxheteve dhe afateve kohore të dakorduara. Projektet e zbatuara janë në rangun prej 50-100K €.

Filozofia

Ne besojmë se suksesi i çdo projekti është i lidhur ngushtë me estetikën dhe funksionalitetin, aspektin ekonomik, si dhe zgjidhjen konstruktive dhe zgjedhjen e materialeve.

error: Content is protected !!